“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

Jola Hysaj ka reaguar pas emërimit të saj në postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke konfirmuar marrjen e detyrës dhe duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë. Në deklaratën e saj, ajo thotë se e ka takuar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj i ka kërkuar të fokusohet te ngritja e institucionit dhe jo te përkatësia politike. Hysaj, e cila deklaron se është demokrate por jo më pjesë e Partisë Demokratike, u shpreh se zgjedhja e saj lidhet me angazhimin në sektorin e turizmit, ku thotë se ka punuar prej vitesh. Ajo ka kundërshtuar komentet dhe spekulimet pas emërimit, duke deklaruar se respekton ata që e urojnë për detyrën dhe se nuk do të ndikojë nga kritikat ndaj vendimit të saj....