Raporti i DASH, SHBA paralajmëron angazhim të ri në Ballkanin Perëndimor

Raporti i DASH, SHBA paralajmëron angazhim të ri në Ballkanin Perëndimor

Një dokument i ri i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) e paraqet Ballkanin Perëndimor si rajon me rëndësi të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe interesat ekonomike amerikane. Në dokument thuhet se stabiliteti i rajonit dhe avancimi i interesave ekonomike amerikane atje e bëjnë SHBA-në “më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë”. Dokumenti është publikuar rishtazi në faqen zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit, me titullin “Politika e Shteteve të Bashkuara për Promovimin e Stabilitetit dhe Prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”. Ai lidhet me një kërkesë të Kongresit amerikan nga janari i këtij viti, sipas së cilës sekretari i Shtetit duhej t’ua dorëzonte komisioneve përkatëse të Kongresit një raport për politikën e SHBA-së për nxitjen e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Raporti thotë se...