“Çmenduria” e Liverpool në merkato, i ofron PSG-së 115 mln euro për Barcola!
Edhe pse do të jetë e vështirë të tejkalohen 500 milionë eurot e investuara gjatë verës së vitit 2025, aktiviteti aktual i transferimeve të Liverpool gjatë verës nuk është i dobët. Pas 70 milionë eurove të paguara për Jérémy Jacquet – ‘Reds’ siguruan dhe njoftuan nënshkrimin e tij shkurtin e kaluar – dhe 40 milionë eurove për spanjollin Víctor Muñoz, ekipi i Andoni Iraola ka bërë gjithçka për sulmuesin francez Bradley Barcola. “Me pak më shumë se tre javë deri në mbylljen e afatit kalimtar, menaxhmenti i klubit të Premier League planifikon të paraqesë një ofertë të vlerësuar në 115 milionë euro për lojtarin ndërkombëtar francez”, raporton gazeta franceze L’Équipe. Ajo shton: “Oferta pritet të refuzohet. Në këtë çështje, bordi parizien tani pretendon se mund...
Burimi:
javanews.al