Raporti i DASH dhe Komisionit Europian, Malaj: Shqipëria rriti ekonominë 4%, uli borxhin publik
Në seancën plenare të Kuvendit, ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve 2025 dhe raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke i cilësuar si dokumente që konfirmojnë progresin e vendit në fusha të ndryshme, por edhe sfidat që mbeten përpara. Ai theksoi se raporti i DASH evidenton stabilitetin makroekonomik dhe disiplinën fiskale të vendit. “Ekonomia shqiptare u rrit me rreth 4% gjatë vitit 2024, e nxitur nga turizmi, investimet dhe politikat makroekonomike të kujdesshme. Inflacioni është rikthyer në nivele të kontrolluara, në 2.2% në vitin 2024, brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë. Një tjetër tregues domethënës është ulja e borxhit publik nga 75% e PBB-së në vitin 2021 në rreth 55% në vitin 2024,”...
Burimi:
javanews.al