“Raporti i BE flet me gjuhën e opozitës”/ Bumçi: Pa largimin e Edi Ramës nuk ka integrim real!
Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, i ftuar në një studio televizive , komentoi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Sipas Bumçit, interesat e Shqipërisë nuk avancohen përmes marrëdhënieve personale apo favoreve politike. Duke iu referuar raportit të BE, Bumçi ndaloi te problematikat që lidhen me të drejtat e pronësisë në Shqipëri. Ai theksoi se raporti evidenton moszbatimin e vendimeve të gjykatave shqiptare dhe të Gjykatës së Strasburgut, mungesën e regjistrimit fillestar të pronave, si dhe mungesën e transparencës për hartën digjitale kadastrale. Sipas tij, raporti kritikon edhe mënyrën e kompensimit të qytetarëve, duke nënvizuar se kompensimi nuk bëhet me vlerën reale të tregut. Bumçi përmendi gjithashtu ligjin për investimet strategjike, për të...
Burimi:
sot.com.al