Raporti i Avokatit të Popullit përmbys akuzat: Nuk ka prova që protestuesi u dhunua në ambientet e policisë

Raporti i Avokatit të Popullit përmbys akuzat: Nuk ka prova që protestuesi u dhunua në ambientet e policisë

Avokati i Popullit ka konfirmuar se nuk ka prova që mbështesin pretendimet për dhunë ndaj protestuesit Niko Qarkaj gjatë qëndrimit të tij në ambientet e Bllokut të Sigurisë, pas arrestimit. Sipas verifikimeve të kryera nga institucioni, nuk rezulton që ndaj qytetarit të jetë ushtruar dhunë nga efektivët e Policisë së Shtetit, siç është pretenduar më herët nga avokati i tij mbrojtës. Në të njëjtën kohë, Avokati i Popullit thekson se i ndaluari nuk ka paraqitur vetë asnjë ankesë për trajtim të dhunshëm në asnjë fazë të procedurës. “Konstatohet se nuk ka të dhëna që konfirmojnë ushtrim dhune ndaj tij në ambientet e Bllokut të Sigurisë. Gjithashtu, qytetari ka kaluar disa herë kriza shëndetësore, për shkak të sëmundjes nga e cila vuan.” Institucioni thotë se hetimi...