“Ramën do ta tërheqim zvarrë si Gadafin”/ Antiterrori thërret avokatin Altin Goxhaj
Avokati Altin Goxhaj, i cili ftuar në një podcast, bëri një deklaratë të bujshme ku tha se më 2 korrik do të jetë kulmi i revoltës së popullit kundër Edi Ramës, i cili sipas tij, nëse deri më 30 qershor nuk ka ikur nga zyra, më 2 korrik shqiptarët “do ta vrasin duke e hequr zvarrë”, si Gadafin në Libi. Pas kësaj deklarate, ai është thirrur nga Antiterrori këtë të mërkurë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Goxhaj përmes një videoje në rrjetet sociale, ku sqaron se arsyeja e thirrjes së tij lidhet pikërisht me deklaratat ndaj kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, avokati nuk ka ndryshuar qëndrim, duke deklaruar se më 2 korrik shqiptarët do të korrigjojnë gabimin historik. Goxhaj: Më kanë thirrur në Komisariatin Nr....
Burimi:
ntv.al