Rama zbulon planin për ndryshimin e PS: Respekt, dëgjim dhe solidaritet pa kushte ndaj qytetarëve!
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me grupin parlamentar dhe drejtuesit politikë, ku ka prezantuar një dokument të ri strategjik për organizimin e partisë. Rama tha se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, ku qytetarët kanë pritshmëri më të larta dhe ku algoritmet kanë ndryshuar mënyrën se si informohen dhe ndërveprojnë me politikën. Sipas Ramës, makineria elektorale e PS-së duhet të transformohet, pasi mirënjohja për arritjet e deritanishme nuk mjafton më për t’iu përgjigjur pritshmërive të reja të qytetarëve. Kryeministri prezantoi edhe parimet që, sipas tij, duhet të udhëheqin veprimtarinë e Partisë Socialiste, duke veçuar respektin, dëgjimin, empatinë, solidaritetin dhe korrektesën ndaj qytetarëve. Rama theksoi se solidariteti duhet të ofrohet pa kushte dhe pa dallime politike, ndërsa...
Burimi:
javanews.al