“Rama zbrazi fondin e emergjencës”, Berisha: Dhënia 4 mln euro për një koncert, një nga aktet më të rënda

“Rama zbrazi fondin e emergjencës”, Berisha: Dhënia 4 mln euro për një koncert, një nga aktet më të rënda

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se përdori fondet e buxhetit të shtetit të parashikuara për raste fatkeqësish natyre, për të mbështetur një aktivitet privat ai koncerti i Kanye Ëest.  Sipas berishës, kryeministri Rama e trajton buxhetin e shtetit si llogarinë e tij personale. “Për 4 milionë euro, të marra nga fondi i emergjencës të një vendi me potenciale të mëdha zjarri, për një këngëtar, kjo përbën në mënyrë absolute një nga aktet më të rënda, më të papërgjegjshme. Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave përdoret vetëm në emergjenca kombëtare. Por Edi Rama ka shtrirë fondin rezervë në llogarinë e tij personale”, tha Berisha.  Berisha komentoi samitin e NATO-s në Turqi duke hedhur dyshime se samiti i ardhshëm mund të mos...