Rama vizitë dy ditore në Gjermani, kryeministri merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor

Rama vizitë dy ditore në Gjermani, kryeministri merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor. Rama do të mbajë fjalën në sesionin kryesor me temën “E ardhmja europiane e Shqipërisë, reforma, qëndrueshmëria dhe inovacioni në një peizazh gjeopolitik në ndryshim” ndërsa pritet të zhvillojë edhe takime me drejtues të kompanive të mëdha të europës lindore. Takimi synon të shërbejë si një mundësi e mirë për nxitjen e investimeve, përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe forcimin e perspektivave të bashkëpunimit ekonomik rajonal. Vizita e Ramës në Gjermani do të vijojë të mërkurën ku pritet të zhvillojë një takim me ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë. Takimi do të përqendrohet në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, investimet...