Rama udhëton drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s 2026

Rama udhëton drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s 2026

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Ankarasë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca. Gjatë vizitës në Turqi, Rama pritet të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Takimi është pjesë e axhendës së presidentit turk me krerët e shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në samit. Në takimin dyditor marrin pjesë liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s dhe përfaqësues të institucioneve euroatlantike. Në qendër të diskutimeve do të jenë rritja e investimeve në mbrojtje, forcimi i kapaciteteve ushtarake të Aleancës, lufta në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në sigurinë euroatlantike. Një nga takimet...