Rama u përgjigjet kritikëve për turizmin: Kamarierët paguhen 1000 euro/muaj

Rama u përgjigjet kritikëve për turizmin: Kamarierët paguhen 1000 euro/muaj

Kryeministri Rama iu është përgjigjur sot kritikëve që pretendojnë se pagat në sektorin e turizëit në Shqipëri janë më të ulëta se në Greqinë fqinje. Ai postoi në rrjete sociale videon e tre djemve që punojnë kamarierë në Lungomaren e Radhimës të cilët marrin paga 1000 euro në muaj përveç bakshisheve. Në postimin e tij, Rama thotë se në sektorin e turizmit shqiptar pagat janë të larta dhe taksat shumë më të ulëta “Ndalova për të pirë një kafe këtu në Lungomaren 4 të Radhimës së Rilindur. Më erdhi një nga këta djemtë, më solli kafenë. E pyeta sa e ke pagën, më tha 1000 euro. Ou? Bakshishet i mbajnë vetë. Ja urdhëroni! Këtu jemi në Lungomare 4 në Radhimë. Kush do të vijë ta verfikojë të vijë,...