‘Rama turpëron Shqipërinë’, Këlliçi: Akti i radhës, rreshtimi i kartonave në Kuvend për një super skandal
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po turpëron vendin përmes një akti normativ që synon të votojë në Kuvend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se bëhet fjalë për rreshtimin kartonash jeshilë për faturën e koncertit të zhvilluar në Tiranë të reperit amerikan Kanye West. Këlliçi, ndërsa e cilëson si një skandal të madh, shprehet se kjo është jo vetëm një mënyrë e keqe për të mbullur legjislaturën, por edhe një precedent i rrezikshëm. Reagimi i plotë: Edi Rama turpëron Shqipërinë, po mbyll legjislaturën e Kuvendit duke votuar faturën për koncertin privat! Në seancën e fundit të kësaj legjislature, atë të 23 korrikut, Edi Rama do të rreshtojë kartonat e tij në Kuvend për të votuar një super...
Burimi:
sot.com.al