‘Rama të japë llogari ‘/ PD kërkesë për interpelancë me KM, Alolli: Shqiptarët meritojnë përgjigje për krizën e shpopullimit

‘Rama të japë llogari ‘/ PD kërkesë për interpelancë me KM, Alolli: Shqiptarët meritojnë përgjigje për krizën e shpopullimit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit ngriti alarmin për krizën demografike dhe shpopullimin e vendit, duke akuzuar qeverinë se nuk e ka trajtuar këtë fenomen si prioritet kombëtar. Në një deklaratë për mediat, Alolli tha se pak ditë më parë kishte kërkuar një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për çështjen e shpopullimit, por sipas saj, kreu i qeverisë nuk iu përgjigj kërkesës, duke deleguar përgjegjësinë te vartësit e tij. Sipas deputetes demokrate, qeveria është e fokusuar tek pasurimi dhe korrupsioni, ndërsa vendi po humbet çdo ditë qytetarë, veçanërisht të rinj, të cilët largohen në kërkim të një të ardhmeje më të mirë jashtë Shqipërisë. Alolli iu referua të dhënave të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, duke theksuar se gjatë...