Rama takohet me kreun e NATO-s, kryeministri bisedon edhe me presidentin Erdogan, diskutohen sfidat e sigurisë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ankara në samitin e NATO-s, ku krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të aleancës diskutuan rreth sfidave aktuale të sigurisë dhe prioriteteve strategjike. Përpos mbledhjes së nivelit të lartë, kreu i qeverisë zhvilloi dhe një sërë takimesh ku i pari ishte në nisje të Samitit, me kreun e aleancës, Mark Rutte. Rama pati takim edhe me presidentin turk Erdogan, i cili është dhe mikpritësi i samitit të këtij viti. Pas hapjes së sesionit u realizua fotoja familjare e liderëve pjesëmarrës. Kreu i qeverisë shqiptare ishte krah presidentit turk Erdogan, ndërsa aty ishin edhe udhëheqës të tjerë botëror si Presidenti amerikan Trump dhe ai francez Macron. Në Ankara, shefi i ekzekutivit u shoqërua nga delegacioni shqiptar me Ministrin e...
Burimi:
vizionplus.tv