Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po përpiqet të banalizojë procesin e Integrimit Europian dhe të ushqejë, sipas tij, energji negative ndaj një prej proceseve më të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Integrimi në Bashkimin Europian nuk është një çështje abstrakte, por lidhet drejtpërdrejt me jetën e përditshme të qytetarëve, ekonominë dhe veçanërisht me të ardhmen e brezit të ri. Më tej, Kryeministri theksoi se faza e re e qeverisjes, të cilën e cilësoi si “Rilindja 2.0”, duhet të fokusohet te cilësia e jetës, duke shtuar se qytetarët kërkojnë standarde europiane dhe jo vetëm investime infrastrukturore. “Procesi i integrimit nuk duhet të banalizohet dhe që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme. Bërja e prekshme...