Rama: Shqipëria në tryezën e BE-së, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe i Ismail Qemalit

Rama: Shqipëria në tryezën e BE-së, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe i Ismail Qemalit

Në Samitin e IV të Diasporës, të zhvilluar këtë të martë, më 16 prill, kryeministri Edi Rama vazhdoi të fliste për sfidat, sakrificat dhe rolin vendimtar të shqiptarëve jashtë vendit në ndërtimin e së ardhmes. Në deklaratën e tij, Rama u ndal te vështirësitë e rrugëtimit, duke theksuar se çdo transformim i madh kërkon sakrifica dhe përballje me sfida. “Do ketë momente zhgënjimi, por suksesi nuk vjen…” Ai paralajmëroi se do të ketë momente zhgënjimi dhe periudha kur progresi mund të duket i ngadaltë, por nënvizoi se suksesi nuk vjen në kushte rehatie dhe se kombet nuk ndërtohen në komoditet. “Ju më mirë se askush e dini që kjo rrugë nuk është pa sfida, çfarë ju keni hequr në kurriz është një mësim i paharrueshëm,...