Rama ‘shpërblen’ çiftin Aida dhe Petrit Gjeçaj në Theth, u firmos lejen e ndërtimit për resort 4-katësh

Rama ‘shpërblen’ çiftin Aida dhe Petrit Gjeçaj në Theth, u firmos lejen e ndërtimit për resort 4-katësh

Pas ruspave ja ku vijnë lejet e para të ndërtimit, në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, Thethi në Shkodër, teksa të parët që “shpërblehen” janë një çift që kanë një biznes në atë zonë. Disa muaj më parë, fadroma dhe mjete të rënda të Inspektoriatit Kombëtar të Territorit shkuan në atë zonë, duke shkatërruar qindra ndërtime, me pretendimin se s’kishin leje. U proceduan penalisht edhe disa inspektorë të mbrojtjes së territorit dhe zinxhiri komandues i Policisë së Shkodrës u largua nga detyra. Por, koha “shëron plagët”, ose të paktën për të preferuarit, pasi qeveria ka filluar të lëshojë dorën edhe për atë zonë. “Fati”, apo lidhjet që kanë krijuar në qeveri, i ka buzëqeshur çiftit Aida dhe Petrit Gjeçaj, ku e para...