Rama replikon me Lubonjën: Jeton me makthin e mafies qëkur u nda prej meje! O Fatos, na duhet…
Në fjalimin e tij mbi një orë për investimin në Zvërnec, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, kryeministri Rama replikoi për herë të parë edhe me Fatos Lubonjën. Për ish-mikun e tij përpara se të hynte në politikë tha se respektonte vuajtjet e tij në diktaturë, por jo gjuhën që përdor tani analisti. “Të shoh ju të shkoni pas berihasë të Fatos Lubonjës që jeton me makthin e mafies që kur u nda prej meje, unë nuk e pranoj, respekt për atë si person, për vuajtjet e tij, por mafien që ai më tregon mua, ma tregon sepse është njësoj si ata që i tregonin atij armikun e popullit, njësoj e njëjta gjë. Doni? E keni dhe atë. Që të mos them dhe për ata...
Burimi:
javanews.al