Rama rendit “simptomat” e protestave: Turistët e huaj po anulojnë rezervimet! Po ngrihet bullizimi online

Rama rendit “simptomat” e protestave: Turistët e huaj po anulojnë rezervimet! Po ngrihet bullizimi online

Kryeministri Edi Rama thotë se 14 protestat që janë zhvilluar deri tani në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, si dhe kundër qeverisë, po prodhojnë efekte negative për turizimin në Shqipëri. Në podkastin e tij “Flasim”, kreu i qeverisë thotë se operatorë të shumtë turistikë po ankohen për anulimin e rezervimeve nga të huajt gjatë 2 javëve të fundit. Gjithashtu, Rama deklaroi se protestat po dominohen dhe udhëhiqen nga një frymë fashiste dhe linçuese ndaj mendimit ndryshe. Fjala e Edi Ramës: besoj që edhe ndër ata që protestojnë, një pjesë duan që gjërat në Shqipëri të shkojnë më mirë dhe janë sinqerisht shqetësuar për si do të shkojë zhvillimi i investimit në Zvërnec. Ndërkohë që një pjesë tjetër, pjesa dominante, nuk është se...