Rama refuzon interpelancat në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Jep dorëheqjen, s’po zbaton Kushtetutën!
Rama refuzon interpelancat në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Jep dorëheqjen, s’po zbaton Kushtetutën! Seanca plenare e Kuvendit është përfshirë nga debate të ashpra, ku deputeti i PD Gazment Bardhi ka akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e Kuvendit për shkelje flagrante të Kushtetutës dhe bllokim të kontrollit parlamentar. Përplasja verbale ka kulmuar me kërkesën e Bardhit për dorëheqjen e kryeparlamentarit dhe me paralajmërimin se çështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Në fjalën e tij, deputeti opozitar e cilësoi kryetarin e Kuvendit si një shkelës konstant i Kushtetutës, duke iu referuar një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese. Gazment Bardhi: Zoti kryetar, që ju jeni një shkelës konstant i Kushtetutës dhe i rregullores së Kuvendit, për këtë nuk kam më asnjë dyshim, sepse e keni me vendim të Gjykatës Kushtetuese...
Burimi:
sot.com.al