Rama reagon sërish për protestat, publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që vijojnë prej gati një muaji tashmë dhe që kërkojnë dorëheqjen e tij. Rama ka postuar në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari i cili i kërkon të dorëhiqet, por jo për të njëjtat arsye që protestuesit paraqesin prej 26 ditësh para kryeministrisë. Qytetari i shkruan se “qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë.” Më tej, në kërkesat e tij, ai i thotë “të dorëhiqet” duke renditur si arsye ato që kryeministri Rama shpesh i paraqet si arritje: shifrat e turizmit, rritja e pagave, hapja e negociatave, investimet e ndryshme, rritja e nivelit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare etj. Postimi i Ramës: MIRËMËNGJES dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të...
Burimi:
javanews.al