Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në platformën X duke komentuar debatin politik të krijuar pas rezolutës së fundit të Parlamentit Evropian për çështjet mjedisore dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri. Në reagimin e tij, Rama ironizon kundërshtarët politikë dhe aktivistët mjedisorë, duke i cilësuar si “tam-tamxhinj” dhe duke pretenduar se kanë keqinterpretuar vendimin e eurodeputetëve. Ai shkruan se “flamingot fitoren e kanë pasur në xhep pa nisur protesta”, ndërsa shton se narrativa për një “fitore të parë” të protestës është, sipas tij, e ndërtuar mbi keqinformim. Duke iu referuar debatit për zonat e mbrojtura, Rama thekson se amendamenti i miratuar nga Parlamenti Evropian nuk lidhet me projektet në zonën e Zvërnecit apo Pishë Poro-Nartë, por specifikisht me zonën Nartë–Vjosë, ku ai deklaron se...