Rama pushime në Dhërmi/ Pamjet me gomone publikohen në ditën e protestës së 66-të
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur bregdetin e Dhërmiut për të kaluar disa ditë pushimi, pas përfundimit të sesionit parlamentar. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë kreun e qeverisë duke lundruar me gomone në ujërat e jugut, së bashku me familjen e tij. Në video, Rama shfaqet me kapele dhe syze dielli, duke shijuar kohën e lirë në bregdet. Pamjet janë publikuar nga faqja “Antidroga”, e cila ka qenë aktive gjatë protestave të fundit të qytetarëve kundër qeverisë. Publikimi i tyre vjen në të njëjtën ditë kur në Tiranë zhvillohet protesta e 66-të radhazi me kërkesë për largimin e kryeministrit. Në pamjet e publikuara, Rama shfaqet në shoqërinë e bashkëshortes dhe dy fëmijëve të vegjël, ndërsa duket duke shijuar qetësinë e detit. Gjatë javëve të...
Burimi:
ntv.al