Rama publikon videon: Protestuesit rrahën shoferët që nuk i binin borisë, shqetësim edhe për sulmet ndaj gazetarëve

Rama publikon videon: Protestuesit rrahën shoferët që nuk i binin borisë, shqetësim edhe për sulmet ndaj gazetarëve

TIRANË- Teksa sot në kryeqytet mbahet protesta e 17-të kundër qeverisë Rama dhe projektit në Zvërnec, kryeministri i vendit ka zgjedhur të ndajë një moment nga protesta e mbrëmshme. Në video duket se disa protestues konfliktohen me një qytetar, që sipas Ramës shoferi nuk i binte borisë në shenjë solidariteti me marshimin e tyre. Ai e ka quajtur këtë gjest një frymë fashiste e cila sipas tij prej ditësh ka dominuar turmën në Bulevard. "Frymën fashiste të një numri të madh bullistash online, e cila është fryma dominuese e protestës, që materializohet edhe në turmën bullizuese të marshuesve nëpër rrugë. Në video janë pikërisht këta të fundit, që kanë rrahur mbrëmë drejtues automjetesh pse nuk i binin borisë, sipas urdhërit të këtij grupi çakejsh me...