Rama publikoi foton e tij para Kryeministrisë, aktivisti në QUO VADIS: U ndjeva i intimiduar dhe i përdorur!
Mëngjesin e 23 qershorit, kryeministri Edi Rama publikoi një foto të protestuesit Erlis Sina, të shkrepur gjatë qëndrimit të tij 24 orë para Kryeministrisë. Fotografia u shoqërua me një mesazh ku Rama e cilësonte Sinën si të “mbërthyer” nga vorbulla e turmës dhe se, sipas tij, sinqeriteti dhe bindjet e tij po keqpërdoreshin për interesa të tjera. I ftuar në emisionin Quo Vadis mbrëmjen e kësaj të enjte, aktivisti Erlis Sina tregoi përjetimet kur lexoi postimin e Ramës. Ai tha se u ndje i përdorur, duke nënvizuar se kryeministri hyri më shumë seç duhej në privatësi. Pjesë nga biseda: Sina: U ndjeva i befasuar. Sa kisha shkuar në shtëpi për t’u ushqyer dhe për t’u qetësuar, kur pashë postimin. U ndjeva i çuditur sepse nuk...
Burimi:
vizionplus.tv