Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë, zbardhen detajet e takimit në Kryeministri

Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë, zbardhen detajet e takimit në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në takim ambasadorin e ri të Turqisë në vendin tonë, Ceyhun Erciyes. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ka ndarë fotografi nga takimi, të shpërndara nga Ambasada e Turqisë në Tiranë. “Është kënaqësi të mirëpresim ambasadorin e ri të Turqisë vëllazërore”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në rrjetin social ‘X’, krahas fotografive që ka shpërndarë. Ndërkohë Ambasada e Turqisë në Tiranë, përmes një postimi në faqen zyrtare shkruan se gjatë takimit palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike. Ndërkohë në njoftimin e Ambasadës shkruhet se ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në...