‘Rama po kërcënon personalisht protestuesit’, Berisha: Kërcënimet ndaj deputetes Koçeku, të dënueshme

‘Rama po kërcënon personalisht protestuesit’, Berisha: Kërcënimet ndaj deputetes Koçeku, të dënueshme

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi hapur kryeministrin Edi Rama se po kërcënon protestuesit, ndërsa këta të fundit prej më shumë se dy javësh kërkojnë dorëheqjen e qeverisë socialiste. Në fjalën e mbajtur para grupit parlamentar të PD, Berisha u ndal edhe te kërcënimi i deputetes socialiste, Marjana Koçeku, të cilin e dënoi ashpër. ‘Tregon edhe një herë ligjin e mafies. Tregon se këtu ai ka vetëm një ligj, ligjin e mafies’, theksoi kryedemokrati. Po ashtu Berisha kërkoi që drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni të raportojë për veprimtarinë e saj, pas dyshimeve se ka transportuar të dhëna sensitive drejt Serbisë, gjatë kohës që punonte në Shërbimin  Informativ të Kosovës. Tani, kanë filluar kërcënimet ndaj protestuesve. Personalisht Edi Rama dhe skuta e tij marrin familjarë, zyrtarë...