Rama përpiqet të “rregullojë” algoritmin me patronazhistë, komentet kritike dhe zhgënjimi i 13 viteve nuk zbehen dot

Rama përpiqet të “rregullojë” algoritmin me patronazhistë, komentet kritike dhe zhgënjimi i 13 viteve nuk zbehen dot

Ka diçka që bie në sy në komunikimin online të kryeministrit Edi Rama gjatë javëve të fundit. Në fillim të protestave, hapësira e komenteve ishte tërësisht e mbushur me kritika, pakënaqësi dhe revoltë. Ditët e fundit, çuditërisht, pa ndryshuar asgjë thelbësore në qeverisje, nisën të shfaqen komente entuziaste, lavdëruese dhe mbështetëse. Çfarë ndryshoi? Realiteti nuk ndryshoi. Problemet mbetën të njëjtat, pakënaqësia është e madhe dhe protestat nuk ndalojnë. Kur perceptimi publik nuk përputhet me realitetin, lind dyshimi se po tentohet të ndërtohet një realitet paralel. Nëse një udhëheqës e ndien të nevojshme të mbështetet te mekanizma propagande, te ushtria e profileve false, nga patronazhistë dhe punonjës të administratës, që përsërisin të njëjtat mesazhe, te administrata që e ka për detyrë të duartrokasë në vend që...