Rama: Pandëshkueshmëria është një mit i së kaluarës dhe shpatën drejtësisë ia dorëzuam ne

Rama: Pandëshkueshmëria është një mit i së kaluarës dhe shpatën drejtësisë ia dorëzuam ne

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samiti i IV i Diasporës, theksoi përparimin e Shqipërisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe forcimin e shtetit ligjor. Ai u shpreh se sot rreth 95% e shërbimeve shtetërore janë të aksesueshme online, duke u mundësuar qytetarëve brenda dhe jashtë vendit t’i marrin ato me një klikim nga smartphone apo kompjuteri. Rama bëri një krahasim me të kaluarën, duke kujtuar se në takimin e parë të diasporës Shqipëria njihej ndërkombëtarisht si një vend ku mbizotëronte pandëshkueshmëria dhe ligji zbatohej vetëm për të dobëtit. Sipas tij, kjo situatë tashmë ka ndryshuar rrënjësisht. Kryeministri deklaroi se pandëshkueshmëria është “një mit i së kaluarës”, ndërsa shtoi se askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është sot më e pavarur se...