Rama: Nuk kam frikë nga protestat, dorëheqjet nuk vendosen nga megafonët, por nga qytetarët përmes zgjedhjeve
Protestat qytetare, të cilat tashmë vijojnë prej 40 ditësh, nuk e ndryshojnë vendimin e kryeministrit Edi Rama për të vijuar me investimin e Jared Kushner në Zvërnec. Për median italiane “Corriere della Sera”, kreu i qeverisë u tregua i prerë në qëndrimin e tij, ndërsa sqaroi se nuk frikësohet nga tubimet. “Jo. Nuk kam frikë nga administrata amerikane, as nga mediat sociale, as nga turma. Kam përgjegjësi ndaj Shqipërisë. Kriteri nuk do të jetë emri i investitorit, as zhurma globale pro ose kundër Trump. Kriteri do të jetë një: a i përmbush projekti standardet ligjore, mjedisore, arkitekturore dhe strategjike që meriton Shqipëria evropiane? Nëse po, vazhdon. Nëse jo, nuk e bën. Pikë.”, tha Rama. E njëjta qasje e Ramës ishte edhe sa i përket kërkesave...
Burimi:
vizionplus.tv