Rama: Nuk do të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet
Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk duhet të shihet si një çështje e largët politike, por si një proces që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe ekonominë e vendit. Gjatë fjalës së tij në eventin “Rilindja 2.0”, Rama u shpreh se përfitimet nga integrimi europian duhet të bëhen të prekshme për qytetarët dhe bizneset. “Nuk mund të lejojmë që çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian të banalizohet dhe që njerëzit ta ndjejnë si një çështje që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme, sepse është tërësisht e pavërtetë”, deklaroi Rama. Sipas tij, afrimi me BE-në do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e shqiptarëve, veçanërisht për brezin e ri. “Ky është një...
Burimi:
opinion.al