Rama nga Durrësi çel sezonin shëndetësor veror 2026: 301 mjekë dhe infermierë në shërbim të pushuesve

Rama nga Durrësi çel sezonin shëndetësor veror 2026: 301 mjekë dhe infermierë në shërbim të pushuesve

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Durrës për çeljen e sezonit shëndetësor veror 2026, gjatë të cilit 301 mjekë dhe infermierë të sapoemëruar do të shërbejnë në 36 qendra shëndetësore verore. Ai u shpreh se këta mjek kanë një rol të jashtëzakonshëm, sidomos në këtë periudhë të vitit. Rama u shpreh se të huajt kanë vlerësim pozitiv nga qendrat mjekësore. Rama: Arsyeja pse jemi këtu së bashku lidhet me nevojën për të përçjellë tek të gjithë qytetarët tanë mesazhin se vëmendja jonë, përmes strukturave të shërbimit publik shëndetësor për sezonin, është e lartë dhe nga ana tjetër për t’ju përcjellë mesazhin ju se roli juaj në këtë fazë të vitit është i jashtëzakonshëm. Qoftë sa i përket drejtpërdrejt detyrës për përkujdesjen e atyre që...