Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me BE
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga eventi “Dyfisho sipërmarrjen tënde” u ndal edhe te akuzat për praninë e parave të pista në ekonominë shqiptare. Sipas tij nëse Shqipëria do të ishte një 'lavatriçe' e pastrimit të parave, Bashkimi Europian nuk do të lejonte vazhdimin e mbylljes së kapitujve. Kreu i qeverisë deklaron se fakti që janë goditur rrjete që pastrojnë paratë e pista, tregon rritjen e kontrollit të sistemit ndaj korrupsionit dhe trafiqeve. Edi Rama: Diskutojmë që këtu ka një lavatriçe parash të pista, por kush do të na linte ne të vazhdonim të mbyllnim kapitujt me Bashkimin Europian? Vetëm ideja që kjo mund të ishte e vërtetë do të kishte stopuar çdo gjë dhe do të ishim bërë objektiv i institucioneve të huaja. Risia është se sistemi ka...
Burimi:
zeri.ai