Rama negociata me Ballukun për të votuar amnistinë, e pandehura e SPAK refuzon të paraqitet në Kuvend…
Me 84 vota pro, Kuvendi miratoi dje amnistinë penale, nga e cila do të përfitojnë 1335 të dënuar. Sipas pr/ligjit të miratuar me votat e Partisë Socialiste dhe ato të PSD-së, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur. Nga amnistia do të përfitojnë burrat që deri më 31 maj 2026 janë dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg ose u kanë mbetur pa vuajtur deri në 3 vite dënim, si edhe gratë e dënuara deri në 4 vite burg ose të cilave u kanë mbetur pa vuajtur deri në 4 vite dënim....
Burimi:
sot.com.al