Rama në Tokio, kryeministrja Takaichi: Shqipëria, partnere e Japonisë, të thellojmë më tej bashkëpunimin
Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia Sanae Takaichi. Pas ceremonisë, dy liderët dhanë deklaratë për shtyp. Kryeministrja e Japonisë vlerësoi kontributin e Shqipërisë në stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa theksoi se vendi ynë është partnere e Shqipërisë, Takaichi bëri thirrje për një bashkëpunim më të thelluar. “E mirëpres me gjithë zemër vizitën e sotme të Kryeministrit Rama, pas tre vitesh. Jam shumë e lumtur që kam mundësinë t’ju takoj për herë të parë. Shqipëria është një partnere e rëndësishme, me të cilën ndajmë vlera dhe parime të përbashkëta. Ne jemi të kënaqur që negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme. Japonia, në kuadër të Nismës së Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor, të propozuar nga ish-Kryeministri...
Burimi:
top-channel.tv