Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të egër në Evropë, Park Kombëtar! Nuk jemi si ai që ju la peshqesh Bjeshkve 12 hidrocentrale

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të egër në Evropë, Park Kombëtar! Nuk jemi si ai që ju la peshqesh Bjeshkve 12 hidrocentrale

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Parkun e Apolonisë, gjatë takimit me socialistët e Fierit, u ndal sërish te çështjet e mjedisit, për të cilat po protestohet në Shqipëri. Rama tha se askush nuk mund të akuzojë PS-në për tradhti apo për shkelje të mjedisit, pasi është e vetmja forcë që gjënë e parë që bëri kur erdhi në pushtet ishte anulimi i hidrocentraleve. Ndërkohë, Rama akuzoi drejtuesit e partive të vogla se po gënjejnë shqiptarët dhe po i faturojnë gabimet e bëra nga qeveria e shkuar, duke theksuar se ishte Berisha ai që tradhtoi shqiptarët, kur dha koncesione pa fund për hidrocentralet. “Nuk mund të vish e të bësh atë teknikën: nuk ka negociata, largohu. Nëse je në protestë që mos të...