Rama në “Flasim”: Franca rol kyç në integrimin e Shqipërisë në BE

Rama në “Flasim”: Franca rol kyç në integrimin e Shqipërisë në BE

Në episodin e radhës të podkastit Flasim, Kryeministri Edi Rama u ndal në disa prej zhvillimeve më të rëndësishme të javës, duke veçuar vizitën në Paris dhe më pas atë në Gdansk të Polonisë. Rama tha se vizita në Francë u zhvillua me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, në kuadër të një dialogu gjithmonë e më të ngushtë politik mes Shqipërisë dhe Francës. “Diskutuam mbi ecurinë e projekteve të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Patjetër, cekëm çështjen e mbështetjes së Francës në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zhvillimet që lidhen me të nesërmen e BE-së, ku Franca ka një rol të rëndësishëm për shtytjen më përpara të perspektivës europiane të Shqipërisë dhe vendeve të tjera që negociojnë.” – u shpreh Rama....