Rama në Estoni, merr pjesë në Konferencën ‘Lennart Meri’ 2026!

Rama në Estoni, merr pjesë në Konferencën ‘Lennart Meri’ 2026!

Edi Rama ESTONI-Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë pune në Talin, Estoni, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026.  Edicioni i këtij viti organizohet nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”, ndërsa Rama është i ftuar në panelin hapës me titull “Një urë mbi ujëra të trazuara: kapitulli i ardhshëm i bashkëpunimit transatlantik”. Në këtë panel, kryeministri shqiptar do të diskutojë përkrah liderëve dhe përfaqësuesve të lartë euroatlantikë mbi të ardhmen e partneritetit transatlantik, forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s, sfidat e sigurisë globale dhe rolin e Ukrainës në arkitekturën e re të sigurisë evropiane. Në kuadër të vizitës, kryeministri do të zhvillojë takime dypalëshe me homologun estonez, Kristen Michal, dhe do të pritet nga Presidenti i Estonisë, Alar Karis. Agjenda e tij...