Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

Të ardhurat publike në Shqipëri kanë shënuar një rritje prej 31% gjatë tre viteve të fundit. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili deklaroi se ky realizim buxhetor është produkt i një kombinimi mes rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe ecurisë së procesit të formalizimit në vend. Sipas të dhënave të bëra publike nga kreu i Financave, vetëm gjatë 7-mujorit të parë të këtij viti, arka e shtetit ka arkëtuar rreth 515 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Objektivi i vitit, +1.2 miliardë euro më shumë se në 2024 Ministria e Financave synon që deri në mbyllje të vitit kalendarik, bilanci i të ardhurave publike të arrijë një rritje prej 1.2 miliardë eurosh krahasuar...