Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë kënaqësi nga veto

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë kënaqësi nga veto

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një moment të jashtëzakonshëm për vendin miratimin e raportit të IBAR, i cili i hap rrugë zyrtarisht procesit të mbylljes së grupkapitujve. Pak çaste para nisjes së konferencës së 8-të ndërqeveritare, kryeministri Rama theksoi se Shqipëria është një fanatike e BE-së, edhe nëse do të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane pa të drejtë vetoje. “Është një moment shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit. Është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort prej një kohe të gjatë. Është një moment ku gjysma e punës, e kapitujve të hapur, do të mbyllet dhe gjysma tjetër do të hapet. Unë kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën, sepse kam mësuar se kapaciteti për...