Rama ndan pamje nga fushat me lulediell në Sinaballaj: Pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës, i shton vlerë turizmit lokal
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga fushat me lulediell në Sinaballaj të Rrogozhinës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se këto fusha pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës dhe krijojnë një peizazh të veçantë që i shton vlerë edhe turizmit lokal. “Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Sinaballaj, Rrogozhinë, ku fushat me luledielli pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës dhe krijojnë një peizazh të veçantë që i shton vlerë edhe turizmit lokal, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Burimi:
javanews.al