Rama monolog në Jalë, të rinjtë me pyetje të paracaktuara nga stafi i kryeministrit
Asgjë e re nga kampi i Jalës, ku Edi Rama mbajti sot paradite një monolog të gjatë për të propaganduar arritjet e qeverisë së tij. Edhe pyetjet që të rinjtë bënë nuk ishte e vështirë të dallohej se ishin pyetje të paracaktuara. Disa prej tyre po i lexonin fjalë për fjalë sic ua kishte shkruar stafi i Ramës e të tjerë mezi po i perifrazonin. Dhe ishin ekzaktësisht ato pyetje që donte Edi Rama për të ngritur narrativën e tij. E pyetën për negociatat, e pyetën për reformimin e administratës publike, për ndërhyrjet nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova në protestën e Tiranës, e pyetën për Zvërnecin dhe deri te botimi i ‘Albanian Files’. Kishte shumë pak pyetje për shqetësimet e gjeneratës së tyre, për...
Burimi:
syri.net