Rama: Mbrojtja e Samitit të NATO-s ku do të jetë edhe Trump, do të bëhet me dronë “Made in Albania”
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po zhvillon kapacitete të reja në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë prodhimin vendas të dronëve inteligjentë dhe pajisjeve të avancuara ushtarake. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dorëzimit të mjeteve taktike të prodhuara nga “Timak Defence”, Rama u shpreh se pret që së shpejti të prezantohen edhe produkte të tjera të prodhuara në Shqipëri për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes. “Unë mezi pres të fillojmë të tregojmë edhe disa gjëra të tjera që po fillojnë të prodhohen në Shqipëri, ku siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit në Samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe presidenti i SHBA-ve, do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, ‘Made in Albania’”, deklaroi Rama. Kryeministri...
Burimi:
javanews.al