“Rama mbret”/ Kryeministri sqaron LETRËN e arkitektit që ndezi polemika: Tekst autoironik, nuk janë deklarata politike! (FOTO)

“Rama mbret”/ Kryeministri sqaron LETRËN e arkitektit që ndezi polemika: Tekst autoironik, nuk janë deklarata politike! (FOTO)

edi rama-the albanian files-letra TIRANË- Kryeministri Edi Rama hapi podcastin e tij 'Flasim' këtë të dielë duke u ndalur te polemikat e krijuara rreth librit “The Albanian Files”. Me librin në dorë, Rama iu përgjigj kritikave që e kanë shoqëruar, në veçanti debatit të ngritur mbi një letër të arkitektit Reinier de Graaf, i cili i sugjeron kryeministrit idenë e “mbretërimit” në vend të zgjedhjeve. Sipas tij, teksti është keqinterpretuar dhe është nxjerrë nga konteksti, duke u përdorur si pjesë e një fushate sulmesh ndaj botimit. Rama theksoi se letra ka natyrë satirike dhe autoironike, në përputhje me stilin e autorit, dhe nuk përbën një thirrje politike. "Ka një stil botërisht të njohur ironik, satirik, paradoksal, hiperbolik, mjete që ai i përdor në punën e tij, por...