Rama leksion të posaçëm në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, kryeministri batuta me studentët: E premtja, ’e rrezikshme’ për fjalime
Kryeministri Edi Rama, mbajti një leksion të posaçëm në Universitetin e Kombeve të Bashkuara, ku para auditorit të përbërë nga studentë, staf akademik, ambasadorë, përfaqësues diplomatikë, zyrtarë japonezë, shoqëri civile dhe komuniteti shqiptar në Japoni, paraqiti rrugëtimin e Shqipërisë nga izolimi komunist drejt integrimit europian dhe forcimit të rolit të saj si aleate e besueshme euroatlantike. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria ndodhet në fazën më konkrete të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar integrimin europian jo thjesht si një proces teknik apo politik, por si “një zgjedhje qytetërimi” dhe një projekt transformues për shtetin dhe shoqërinë shqiptare. “Është kënaqësi e vërtetë që gjendem sot këtu në ‘’Universitetin e Kombeve të Bashkuara’’ në Tokio, një qytet i çili mishëron...
Burimi:
top-channel.tv