Rama krenohet me prodhimet “Made in Albania”, publikon pamjet
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga prodhimi i parë i automjeteve ushtarake “Made in Albania”, të cilat sipas tij janë ndërtuar në përputhje me standardet e NATO-s. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar këtë një moment të rëndësishëm për industrinë shqiptare të mbrojtjes, duke theksuar se kompania TIMAK Defence synon të mbulojë nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë brenda një periudhe 30-mujore. Sipas kryeministrit, kompania ka arritur gjithashtu marrëveshje me 30 vende për eksportin e këtyre automjeteve ushtarake, një zhvillim që, sipas tij, rrit rolin e Shqipërisë në industrinë ndërkombëtare të mbrojtjes. “Me krenarinë e prodhimit të parë MADE IN ALBANIA të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s… kompania TIMAK DEFENCE do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë...
Burimi:
ntv.al