Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të marrin pjesë edhe ministrat. Gazetari Muhamed Veliu ka zbuluar agjendën e kësaj mbledhjeje, të cilën do ta nisë kreu i Grupit, Taulant Balla, vijuar nga fjala e Kryeministrit Edi Rama. Si pikë e parë në agjendë është informimi mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare, Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit. Deputetët socialist do të kenë në dispozicion secili nga 2 minuta kohë për të drejtuar pyetje. Në dokumentin e agjendës, si pikë e dytë renditet informimi mbi Paketën e Ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pika e tretë e agjendës, e cila mund të konsiderohet si më e...