“Rama ka ngjallur pakënaqësi”, Berisha sulmon edhe Maznikun: Peng i veseve të tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, së bashku me bashkëkryetarin e Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, si dhe me ekspertë të fushës ka kundërshtuar propozimin e mazhorancës për shkrirjen 15 bashkive të vendit. Berisha e cilësoi nismën si një veprim që dëmton komunitetet lokale dhe thellon braktisjen e zonave të largëta. Ai akuzoi qeverinë se po ndjek një proces të njëanshëm, ndërsa kërkoi një reformë të re territoriale të bazuar në konsultime të gjera dhe ekspertizë profesionale. Berisha: Rama do vazhdojë krimin e tij monstruoz ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki. U tërhoq nga reforma territoriale në mënyrë të njëanshme kur e kuptoi se ka ngjallur pakënaqësi të madhe Dhe pas kësaj antireformë vazhdohet në mënyrën më të...
Burimi:
vizionplus.tv