‘Rama jepe dorëheqjen!’ Refreni që s’dëgjohet vetëm në rrugë! Thirrja në kor edhe në mbrëmjen e Matura 2026
Në ditën e 28-të të protestësm thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’ nuk dëgjohen çdo mbrëmje vetëm në rrugët kryesore të Tiranës dhe në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ poshtë dritares së kryeministrit. Tashmë ata janë kthyer në refren në çdo eveniment. Madje edhe në mbrëmjen e maturës 2026. Një video të publikuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tregon një atmosferë festive të gjimnazistëve të cilët festojnë mbrëmjen e përfundimit të Maturës, dhe ata thërrasin në kor ‘Rama jepe dorëheqjen’ “Një thirrje e sinqertë nga maturantet e Lushnjes në Mbremjen e Matures: Rama Jepe Dorëheqjen!!’ shkruan Bardhi.
Burimi:
syri.net